Putini: Sanksionet ndaj Rusisë, “autogol” i Perëndimit

18 prill 2022 | 15:12

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendet perëndimore kanë shënuar autogol duke vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të Ukrainës, të cilat sipas tij kanë përkeqësuar ekonominë e Perëndimit, shkruan “The Guardian”.

Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin ka thënë se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa për shitje me pakicë në vend ishte normalizuar. Sektori i shërbimeve në Rusi ka pësuar rënien më të keqe që nga pandemia në 2020 pasi konsumatorët dhe bizneset kanë anuluar porositë pas vendosjes së  sanksioneve.

Sipas një sondazhi në fillim të këtij muaji, numri i porosive gjatë muajit mars ka shënuar rënie për shkak të kufizimeve  të importeve dhe eksporteve, dhe rritjes së inflacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…