Vazhdon të bie numri i rasteve aktive me Covid

18 prill 2022 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 472 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 raste të reja me Covid si dhe janë vaksinuar 20 persona

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës. Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267. Në total numri i rasteve aktive është 472”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…