Putini shpallet edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve

23 mars 2018 | 14:00

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falënderuar votuesit për “mbështetjen e pashembullt” dhe i ka bërë thirrje shtetit të lë anash dallimet në këmbim të zhvillimit.

Ai i ka bërë këto deklarata pak minuta pasi zyrtarët zgjedhorë e kanë shpallur atë edhe zyrtarisht fitues të zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë më 23 mars se Putini ka fituar 76.69 për qind të votave në zgjedhje, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtar kanë thënë se nuk ka prezantuar zgjidhje reale duke përfshirë dominimin e liderit në nivele të ndryshme të pushtetit dhe kontrollin mbi mediet.

Ai ka thënë se Kremlini mirëpret kriticizmin mirëpo ka thënë se shtetit i duhet bashkim për të tejkaluar “sfidën historike”, duke thënë se “objektiva kryesore për të gjitha forcat politike dhe grupet civile, “duhet të jetë brenda interesit kombëtar dhe mirëqenies së popullit”.

“Unë e kuptoj se esenca e konkurrencës është kriticizmi ndaj autoriteteve në detyrë, kritika nga të gjitha palët, gjithmonë. Po, kritika, argumente, diskutimet janë të nevojshme, mirëpo nuk ka vend për popullizëm të papërgjegjshëm”, ka thënë Putini.

Deklaratat e tilla kanë tingëlluar si goditje ndaj kundërshtarëve siç është Aleksei Navalny, të cilit i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje për shkak të një dënimi, për të cilin lideri opozitar beson se është fabrikuar nga Kremlini, në mënyrë që të shtypë zërat që mund ta sfidojnë Putinin. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën një person është vrarë në Trebes të Francës,…