Putini viziton Krimenë në përvjetorin e aneksimit të paligjshëm

18 mars 2023 | 18:52

Presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi këtë të shtunë për në Krime, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit ukrainas.

Udhëtimi vjen një ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arrestimi për udhëheqësin rus duke e akuzuar atë për krime lufte, shkruan Euronews.

Gjykata e akuzoi posaçërisht atë për mbajtjen e përgjegjësisë personale për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vendin fqinj që filloi pothuajse 13 muaj më parë.

Rusia aneksoi Krime nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që shumica e botës e denoncoi si të paligjshëm.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Rusia të tërhiqet nga gadishulli, si dhe zonat që ka pushtuar që nga viti i kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është një ndeshje e zakonshme. “El Clasico” zbret në…