Putinit ia mbajnë afër valixhen e kodeve bërthamore

13 prill 2022 | 08:14

Presidenti rus Vladimir Putin duket se po qëndron në gatishmëri të plotë nga frika e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit dhe këtë e tregon dhe mbajtja afër kudo që shkon e valixhes së famshme bërthamore, raporton A2CNN.

Kreu i Kremlinit u shfaq të hënën në kosmodromin 5000 km larg Moskës, ku u takua me një ndër aleatët e tij besnikë, bjellorusin Lukashenko dhe krah tij ishte valixhja bërthamore.

Sipas ekspertëve, në këtë valixhe janë dokumentet e nevojshme për të nisur një sulm shkatërrimtar bërthamor.

Një javë më parë, Putin u shfaq në funeralin e një politikani në Moskë, dhe pranë tij qëndronte si gjithnjë ndihmësi me valixhen e zezë./A2CNN

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ruse kanë…