Puyol: Dy herë e refuzova Realin

01 gusht 2019 | 11:11

Tregu i futbollit është e çmendur, por ka disa operacione që do të ishin të vështira edhe për t’u imagjinuar. Mjafton të mendosh për Tottin me fanellën e Lazios ose Gerrardin me atë të Manchester Unitedit për të kuptuar se disa ide të kalimit nga një klub në tjetrin  nuk mund t’i shkojnë në mendje as një shkrimtari librash fantastiko-shkencorë.

Kur është në mes një rivalitet i madh, edhe vlerat teknike kalojnë në plan të dytë. A mund të luajë Sergio Ramos te Barcelona? Sigurisht, por është pothuajse e pamundur të imagjinohet një ofertë e katalanasve për kapitenin e madrilenëve. Do të ishte sikur disa vjet më parë Real Madrid të kishte kërkuar të merrte simbolin e katalanasve, Carles Puyol. Ka qenë vetë ish-mbrojtësi që e ka zbuluar gjatë një emisioni televiziv se do të transmetohet këtë javë dhe disa pjesë të së cilit janë zbuluar nga “Mundo Deportivo”. “Kanë kërkuar të më marrin dy herë, por unë luaja për skuadrën më të mirë të botës. Më pas doja të fitoja trofe me fanellën e Barçës, kështu që kam thënë jo dhe kam qëndruar në ‘Camp Nou’. Oferta e parë ka ardhur një sezon pas mbulimit që i kam bërë Figo-s”, ka thënë Puyol.

Flitet për sezonin 2001/02, duke parë se ndeshja e parë e portugezit si kundërshtar në Barcelonë ka qenë më tetorin e vitit 2000. Në atë rast ka qenë pikërisht një Puyol i ri që ka markuar “Topin e Artë”. Paraqitja e tij duket se është pëlqyer shumë nga drejtuesit e Realit, por ata nuk kanë arritur ta bindin Carlesin. Tentativa e dytë ka qenë në 2004-n: “Reali mori si trajner Camachon, që donte të merrte në Madrid mua dhe Ronaldinhon”. Një skenar i pamundur, veçanërisht për ish-numrin 5, i cili ka fituar La Ligan e parë në atë sezon dhe ka trashëguar shiritin e kapitenit nga Luis Enrique.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në orët e…