Pyetet sa herë seks ka bërë, Pique jep përgjigjen befasuese

30 mars 2019 | 11:46

Në fushë është i fortë dhe i vendosur, por jashtë saj është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe arrogant. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës Gerard Pique, i cili ka zgjedhur të ironizojë me skuadrën tjetër katalane, Espanyolin, por edhe klubin e Realit të Madridit.

“Në llogarinë time bankare, ka më shumë para sesa bilanci vjetor i skuadrës së Espanyolit. Pra më shumë se 57 milionë euro”, tha Pique, kur u pyet në lidhje me derbin e kësaj jave ndaj skuadrës tjetër të rajonit të Katalunjës.

Më pas mbrojtësi i Barçës u ngacmua për marrëdhëniet intime me bashkëshorten e tij, Shaquira, ndërsa pyetja ishte shumë e drejtpërdrejtë.

“Sa herë seks kam bërë këtë muaj? Vlejnë edhe ato në “Santiago Bernabeu?”, u përgjigj me ironi Pique, duke risjellë në kujtesë dy fitoret radhazi të Barçës ndaj realit, në Kupën e Mbretit dhe në kampionat. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme,Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në…