Qaqi largohet nga Drenica

03 qershor 2021 | 13:25

Ka zgjatur vetëm gjashtë muaj aventura e mbrojtësit Harrallamb Qaqi te Drenica. “Panorama Sport” mëson se lojtari nuk e ka rinovuar marrëveshjen me klubin kosovar dhe tashmë është i lirë për të vijuar karrierën në një klub tjetër.

Qaqi ishte pjesë e Skënderbeut në dy fazat e para të kampionatit të kaluar, ndërsa në merkaton e dimrit u transferua te Drenica si preferencë e trajnerit Bledar Devolli.

Shtatlarti që është aktivizuar edhe në klube në Greqi, Itali dhe Qipro, ka gjasa të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore në një prej ekipeve që pretendojnë Evropën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë…