Qazim Qeska zgjedhet kryetar i degës së PDK-së në Rahovec

12 shtator 2020 | 22:23

Sot, Partia Demokratike e Kosovës – dega në Rahovec, me vota unanime, në prezencën e deputetit e sekretarit për diasporë të PDK’së, Elmi Reçica dhe Sekretarit Elektoral, Betim Gjoshi, zgjodhi Qazim Qeskën kryetar të degës.

Qeska pason ish-kryetarin e deritashëm Idriz Vehapin i cili kontributin e tij është duke e dhënë tash në Universitetin e Prishtinës.

Kryesia e degës e falënderon, Prof. Dr. Idriz Vehapin, për kontributin e tij shumëvjeçar si anëtar i PDK-së dhe kryetar i saj, me të cilin kemi realizuar punë të mëdhaja për të mirën e vendit dhe i uron detyrën e re si dekan në FSHMN në Universitetin e Prishtinës”, është bërë e ditur në një postim në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keto lagje në Prishtinë do të mbesim pa rrymë nga…