Që nga sot Fushë-Kosova do të ketë ujë të pijshëm 24 orë

20 qershor 2019 | 21:32

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,  ka njoftuar se sot, më 21 qershor, do të fillojë testimi për furnizim me ujë të Fushë Kosovës.

Në njoftimin për media të KRU “Prishtina”, thuhet se qytetarët gjatë ditës së nesërme nëse hasin në rrjedhje të ujit ta lajmërojnë Ujësjellësin, pasi që ekipet mobile do të jenë anembanë Fushë Kosovës.

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Të dashur qytetarë të Fushë Kosovës!

Më në fund, po arrijmë qëllimin e shumëpritur!

E juve të nderuar, fillimisht ju falënderojmë për durimin dhe maturinë e treguar ndër vite!

Ju, po bëheni me ujë të pijshëm në krojet tuaja të banimit dhe atë pas shumë e shumë vitesh.

Nesër, më 21 qershor 2019, e premte do të fillojmë me testimin e linjës magjistrale për furnizim me ujë të Fushë Kosovës.

Ju njoftojmë se, përgjatë testimit me furnizim me ujë një pjesë për disa sekonda do të ketë ujë të turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.

Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme, nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujēsjellësin, pasi që ekipet mobile nesër do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar firnizimin me ujë!

Faleminderit dhe ju priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Dukagjini në prani të drejtorit të Klubit, Fabian Veseli,…