Rexhepi, trajner i Dukagjinit

20 qershor 2019 | 21:03

KF Dukagjini në prani të drejtorit të Klubit, Fabian Veseli, kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe te një pjesë të kryesisë e ka prezantuar trajneri e ri, Xhengis Rexhepi, i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare.

Trajneri Xhengis Rexhepi, i cili së fundmi ishte trajner i KF Llapit, në karrierën e tij ka qenë trajner i mbi 6 skuadrave në kampionatin Maqedonas.

Ka qenë ndihmës trajner i parë i skuadrës Sivasspor në Superligën e Turqisë dhe aktualisht ndihmës trajner i Kombëtares A të Maqedonisë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se…