Qëllohet me armë në një bazë ushtarake në Armeni, vdes ushtari rus

20 mars 2024 | 22:26

Në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri, në bazën ushtarake të Rusisë ka vdekur një ushtar rus pasi u qëllua me armë zjarri.

Gjatë ditës së mërkurë, një ushtar rus ka vdekur pasi ishte qëlluar më armë zjarri në bazën ushtarake të Rusisë, në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri.

Ushtari rus, Roman Shaternikov, ishte dërguar të mërkurën nga qendra stërvitore e bazës ushtarake Kamkhut në një spital në Gumri.

Zëvendësdrejtor i spitalit, Armen Khachatrian, tha për Radion Evropa e Lirë se ushtari rus, 22 vjeç, mbërriti i vdekur në spital.

Ndërkaq, në qendrën stërvitore Kamkhut janë duke u zhvilluar stërvitje ushtarake në këtë kohë.

Rrethanat e vdekjes së Shaternikovit janë të paqarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i Kosovës, ka thënë se në takimet…