Qendra e skijimit Szczyrkm digjet, vdesin katër persona

05 dhjetor 2019 | 08:26

Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe në jug të Polonisë u kaplua nga zjarri si pasojë e rrjedhjes së gazit. Incidenti ndodhi në një vendpushim që ndodhet në qendrën e skijimit Szczyrkm, shkruan “Reuters”.

Deri më tani trupat e tre të rriturve dhe një fëmijë janë gjetur nën gërmadha.

Dyshohet se nga ky incident mund të kenë pësuar tetë viktima dhe ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet.

Rreth 100 zjarrfikës dhe 50 policë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e vona të pasdites…