Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në prag të akreditimit ndërkombëtar

14 mars 2022 | 13:27

Gjatë tetë ditëve, Qendra e Kërkim dhe Shpëtim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) dërgoi 18 anëtarë të Ekipit të tyre të Vlerësimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive (DART) për një stërvitje në Kosovë.

DART është grupi i parë i përgjigjes ndaj fatkeqësive përpara se ekipi kryesor i reaguesve të arrijë në vendngjarje.

Edhe stërvitja përkatëse për stafin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së (QNTKSH) u realizua me skenar të ngjashëm për përgjigjen e parë në fatkeqësi.

Me këtë rast, UKISAR prezantoi certifikatën e njohjes për QNTKSH-në, një nga hapat përfundimtarë për marrjen e akreditimit ndërkombëtar të QNTKSH-së si qendër trajnimi për kërkim-shpëtim në nivel botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka…