Qendra për Edukim Mjedisor në pyllin e arinjve

01 qershor 2018 | 13:32

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Edukim Mjedisor në pyllin e arinjve në Prishtinë.

Para të pranishmëve të shumtë, ambasadorë, zyrtarë shtetërorë e figura tjera të njohura, ministrja Reshitaj ka thënë se kjo qendër është rezultat i një pune  të mirë që është bërë, të cilës i ka paraprirë ndërtimi i strehimores “Pylli i Arinjve” si një storie suksesi e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fondacionit “Four Paws” dhe akterëve tjerë që kanë përkrahur këtë projekt. “Qendra për Edukim Mjedisor është një mundësi e mirë për të gjithë vizitorët, në veçanti për brezat e ardhshme të Republikës së Kosovës, për t’u informuar lidhur me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës”, ka vlerësuar ministrja Reshitaj.

Reshitaj ka shtuar se në kuadër të përpjekjeve të ministrisë që ajo drejton, për të ruajtur florën dhe faunën në Kosovë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar strategjinë dhe planin e veprimit për biodiversitet si një dokument themelor për mbrojtjen e natyrës i cili përcakton objektivat afatgjata dhe afatmesme për ruajtjen e biodiversitetit.

Ministrja Reshitaj  ka theksuar se do të angazhohet në hapjen e qendrave të tilla edhe në komunat tjera, si formë e qëlluar e promovimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka…