Qëndrestari Sami Lushtaku

20 korrik 2026 | 14:43

Shkruan: Agron Haxhiu

Sami Lushtaku nuk ishte veç një ushtarë lirie, një ish-komandant zone, një gjeneral i Kosovës, një hero i gjallë i luftës, tash një kryetar komune i suksesshëm…

Gjenerali është më i madh se kaq me vlera e tij, pasi në vete mban atë simbolin e qëndresës, ndoshta është i vetmi, mes të gjallëve, që trashëgoj virtytin e qëndrestarit sikur Azem Bejta, Shaban Polluzha, Tahir Meha, Adem Jashari, pra është ai drenicasi siç e përshkuan njeriu i arsyeshëm e atdhetar.

Ky burrë Drenice në vete mban vlerën më te lartë njerëzore, pra të humanizmit.

Nuk do kesh nevojë te njihesh me të për tu përshëndetur bashkë burrërisht, e nëse kërkon ndihmë, nëse mundet, do të ndihmoj, pra është i thjesht.

Unë pasi  e njohur nga afër për vite te tëra, them se është nga të pakët qe nuk ndryshuan natyrën e të qenurit një zemër shqiptari.

Qysh nga fillimet e rezistencën Samiu mbetet hisedar më i madh ushtarak për shtetin te Kosovës.

Ai nuk është thjesht një lider, ai është simboli i gjallë i pathyeshmërisë në mbarë kombin shqiptar, dhe në Kosovën kryesisht.

E ndjejë të nevojshme të them pak fjalë sepse ky pushtet i mbushur me harbutër, kryefjalë dhe target, sa të jetë gjallë, kanë Sami Lushtakun, duke u munduar ta ulin, sepse të tjerët veç i thyen e i zhvaten një për një.

Samiu nuk do duhej ta falë askënd, edhepse mban dashuri të madhe ndaj njerëzve- Shqiptarë.

Ti mbetesh krenaria kombëtare dhe këtë shkëlqim do shohin e pranojnë veç atëherë kur ti gjeneral nuk do jesh gjallë, kësi populli jemi ne!!!

Të jetosh gjatë, gjeneral, ushtarët tuaj të vërtet do t’i kesh pranë gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sportisti i ri nga Tetova, Muhammed Dauti, e ka nisur…