Qëndroi 22 orë në det të hapur mbi një dërrasë sërfi, momenti emocionues kur shpëtohet adoleshentja

18 prill 2023 | 15:37

Një vajzë adoleshente ka qëndruar në det të hapur mbi një dërrasë sërfi për 22 orë.

Erica Vicente, 17 vjeç, u gjet 28 milje larg bregut në Oqeanin Atlantik, duke u mbajtur pas një dërrase sërfi, kur një erë e fortë e nxori atë në det të hapur.

Erica kishte qenë duke u praktikuar, kur u largua nga bregu, nga erërat e forta të papritura pranë Monte Gordo, në rajonin Algarve të Portugalisë.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi nisi për të gjetur adoleshenten, por ata nuk patën fat. 17-vjeçarja u shpëtua kur ekuipazhi i një anije mallrash holandeze, MSC Reef, e pa atë teksa po lundronin drejt Marokut.

Ekuipazhi e tërhoqi atë në anijen e mallrave pothuajse një ditë pasi ishte zhdukur. Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur vajza u shpëtua nga ekuipazhi të cilët folën anglisht me Ericën për të marrë të dhënat e saj dhe për të informuar autoritetet.

Ajo tani po shërohet në spitalin Faro në kryeqytetin e Algarve, Faro. Shefi i klinikës Horacio Guerreiro tha: Erica është mirë, e qëndrueshme, nuk është e dehidratuar.

Ai shpjegoi se Erica nga Setubal, në Portugali, ishte e përgjumur, por nuk kishte pësuar lëndime serioze dhe ishte në rrugën e rikuperimit të plotë.

“Është një periudhë e shkurtër rikuperimi për dikë që ka qenë nën stres ekstrem. Ajo është në monitorim, është e shoqëruar nga nëna e saj, është mirë dhe shumë e qetë. E përgëzova për rezistencën e saj, por nuk është shumë e komunikueshme. Ka kaluar kaq shumë kohë në det dhe është gjallë, është e habitshme për të gjithë, kjo vajzë është një heroinë pa dyshim”, tha mjeku Horacio Guerreiro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi thotë se “Nerazzurri” do ta…