Qeni futet në fushë dhe ‘driblon’ lojtarin (Video)

23 shtator 2021 | 16:45

Në sfidën e Premier Ligës boshnjake midis Slobodës dhe Posusjes e cila përfundoi në barazim 1-1, e vlefshme për javën e 10-të, ka ndodhur diçka gazmore.

Në minutën e 2 të takimit një qen ka hyrë në brendësi të fushës dhe ka shkuar në drejtim të topit për ta kapur dhe luajtur me të.

Ndërkohë që një futbollist mundohej që ta kapte topin nuk mundi dot pasi qeni e “dribloi” lojtarin. Një moment humoristik në futboll.

Në Premier Ligën boshnjake, Sloboda renditet në vendin e 4 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Posusje klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 7 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të…