QENI I PRIJËSIT

23 gusht 2019 | 11:01

AHMED METAR

Qeni i prijësit tonë të madh
më kafshoi sot dhe ngordhi
më ftoi roja i sigurisë për t’më ekzekutuar
kur ja, autopsia konfirmoi
se qeni i prijësit tonë të madh ishte helmuar.

PËRSHTATJA E RITMIT

Motra ime mësoi të luajë në violinë
unë mësova të luaj në ud
nëna ime luante në skllavëri me mjeshtëri
kurse babai im ishte baterist i shkëlqyer
Opozita na luti me përgjërim për t’iu bashkuar orkestrës së saj
pasi talentet tona ishin shumë të domosdoshme për të mirëmbajtur vallëzimin në litar
në të njëjtën kohë, me përgjërim na luti qeveria
për t’iu bashkuar orkestrës së saj
pasi talentet tona ishin shumë të nevojshme për ta mirëmbajtur ligjin
ne jemi ende shumë të habitur
uh, çfarë habie ndiejnë të talentuarit në këtë vend që e dashuron artin!

ZGJIMI

Mëngjesin e kësaj dite
më zgjoi alarmi i orës
e më tha: o bir arapi,
erdhi koha e gjumit.

(Përktheu nga origjinali: Jahja Honduzi. Marrë nga revista “Akademia”)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë kryeministrit indian, Narendra…