Qeriqi: Dorëheqja e Blakajt dështim i prokurorisë

16 gusht 2018 | 19:03

Veteranët e Luftës së UÇK-së janë të zhgënjyer nga dorëheqja e prokurorit, Elez Blakaj. Këtë e tha përfaqësuesi i tyre, Xhevdet Qeriqi, si i ftuar në emisionin “Info Magazine” në “Klan Kosova”.

“Ky është dështim i prokurorisë. Në rast se dikush i kërcënon dhe ata nuk arrijnë ta luftojnë të keqen, është dështim i tyre. Veteranët janë të pakënaqur, ne kemi pasur shpresë tek ta dhe kemi bashkëpunuar me ta, por me këto lajme që i dëgjojmë tash po i humbim shpresat. E ka pranuar atë detyrë dhe e ka obligim t’i qojë gjërat përpara. Kjo më shumë e dëmton sistemin e drejtësisë se kërcënohet një prokuror dhe nuk ndërhyjnë organet përkatëse, pra kjo e dëmton edhe imazhin e shtetit ”, ka deklaruar Qeriqi.

Qeriqi tregoi se kujt ia adreson fajin për gjithë këto parregullsi.

“Komisioni qeveritar është përgjegjës për këto lëshime që janë bërë dhe hija e keqe i bie atyre dhe eprorëve që kanë marrë pjese në komision. Ne kemi reaguar por nuk kemi ndonjë rol ne listat e tyre. Askush nuk na ka kërkuar asnjë dosje të invalidit. Komisioni është bazuar në bazë të aplikacioneve”, ka përfunduar Qeriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beogradi dhe Prishtina do të përcaktojnë temat e bisedimeve mbi…