Qerkini për gërmimet në Kizhevak: Kemi informacione se viktimat janë ekzekutuar aty

08 dhjetor 2020 | 08:50

Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, ka folur gërmimet që po bëhen në Kizhevak të Rashkës, Serbi, ku është gjetur varreza e pestë masive me mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Qerkini në Sytë 7 në Klan Kosova tha se të gjithë familjarët e personave të zhdukur kanë shpresë që qoftë një pjesë të trupit të të dashurve të tyre të gjejnë aty.

“Nuk ka familjarë që nuk e ka një shpresë që një pjesë e trupit e të zhdukurve gjendet në Kizhevak të Rashkës”.

“Janë dashur 21 vjet që të gjithë akterët ndërkombëtar dhe ata që merren me çështjen e të pagjeturve të kuptojnë se pa imazhe satelitore Serbia nuk tregon se ku janë lënë më të dashurit tanë”.

“Mjerisht neve familjarëve nuk na është lejuar që të shkojmë dhe të shohim vendin ku po bëhen gërmimet”.

“Janë nxjerrë tre trupa teksa pritet që të jenë 15 trupa aty. Është gjynah të thuhet se mbetjet që janë gjetur janë të kësaj komune apo tjetrës, është e vërtetë që janë shqiptarë dhe sipas informacioneve që kemi është se janë ekzekutuar aty”, deklaroi Qerkini.

Qerkini mes tjerash tha se gërmimet tani duhet të ndërprehen për shkak të kushteve atmosferike.

“Aty janë duke punuar ekipet e mjekësisë ligjore të cilët në këto kushte duhet të ndërprenë gërmimet pasi janë duke punuar në kushte shumë të rënda. Megjithëse gjithmonë Serbia e ka lënë në këto kohë dhe asnjëherë në kohë më të mirë atmosferike”.

Qerkini mes tjerash kërkoi nga institucionet që të bëjnë më shumë rreth të pagjeturve.

“Duhet të kenë një agjendë më të gjerë dhe duhet të bashkëpunojnë me bashkësi lokale pasi as nuk e dinë nëpër komuna ka sa të zhdukur janë, duhet të punojnë në terren dhe jo nga zyra”.

“Kushti kryesor për bisedime me Serbinë është se nuk vazhdojnë pa kërkuar falje dhe pa treguar imazhe satelitore nuk duhet të ulen e të diskutojnë për të pagjeturit”.

“Ne nuk kemi bërë padi për krime lufte që kanë ndodhur në Kosovë, bile i shohim edhe duke u end të lirë edhe kur i dimë me emër e mbiemër. Nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë nga serbët që të paktën u vije keq për krimet që kanë bërë, e për këtë ne as nuk kemi bërë padi”.

“Unë nuk jam i kënaqur me punën e tyre pasi kanë mund të bëjnë më shumë për të pagjeturit”, deklaroi Qerkini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali Rajonal i Gjilanit ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Armend…