Qeveria e Kosovës ka aprovuar statutet e katër Universiteteve Publike

19 tetor 2020 | 21:42

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar statutet e katër Universiteteve Publike në Kosovë.

Ministri i MASh-it, Ramë Likaj ka thënë se universitet publike kanë kaluar procedurat dhe janë në përputhje me ligjin për arsimin e lartë.

“Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Statutet e përhershme të  katër universiteteve publike të Kosovës: Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë”, ka thënë Likaj.

Ai ka shtuar se me këtë aprovim të statuteve nga ana e Qeverisë, hapet rruga për sigurimin e pavarësisë së plotë të këtyre institucioneve të arsimit të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Muharrem Jashari, e ka vazhduar kontratën me Trepçën ’89.…