Qeveria e Kosovës miratoi dy vendime lidhur me realizimin e projektit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë

17 qershor 2022 | 20:11

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dy propozim-vendime lidhur me marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë.

“Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kosova dhe Shqipëria, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila u mbajt më 2 tetor 2020 në Tiranë, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës.

Ky memorandum ka të bëjë me pikën e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku të dyja palët janë pajtuar se do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd- Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore(FKGK) dhe partnerët promovuan sot dritaren e re të garancionevebankare GROW (Green Recovery and Opportunity Window) e cilado të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji tëripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.  Nëpërmjet GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive tëGjelbërta do të jepen garanci të reja për institucionet financiarepartnere në dobi të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përfinancimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshmedhe efiçencës së energjisë. Projekti GROW i dizajnuar dhe financuar nga Fondacioni iMilleniumit i Kosovës (MFK) dhe i përkrahur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), hapi sot fazën e dytë të projektit.…