Qeveria e Kosovës nuk e ka mandatin për kuislingitet

21 nëntor 2022 | 15:17

Shkruan: Hisen Berisha

Situata në veri është jashtëzakonisht e qartë! Atje ka pushuar fryma e kushtetutës së Republikës së Kosovës. Patrullimi nga policia EULEX-it atje, e ka kthyer1244-shin.

Spektri politik me theks liderët e opozitës dhe populli shqiptar i Kosovës, duhen alarmuar për kthimin e kushtetutshmërisë në tërësinë territoriale, siç e kemi në flamurin shtetërorë.

Detyra e parë e opozitës, është ndalja e qeverisë dhe e tradhtisë përmes të ashtuquajturit, Plani në dy pjesë “zgjedh ose lëre” se me marr s’ka çka!?

Pra, t’ia kthejmë Kosovës territorin siç e ka Hartën në Flamur ose ta ndërrojmë flamurin, e ta qesim “Hartën e re”, pa ato pjesë që nuk po i administrojmë, pra që kanë mbetur jashtë institucioneve shtetërore, duke humbur kontrollin institucional në mbi 17% të territorit në veri të vendit, me trend zgjerimi.

Kjo qeveri në fakt e solli “republikën e tretë”, që në fakt është falimentimi i Republikës se Kosovës – shtet i pavarur e sovran në të gjitha aspektet.

Përgjigja më e adekuate për planin shumëopsional që po trazon opinionin pa kaluar filtrin, Kuvendi i Republikës së Kosovës, siç ky i zhurmshmi franko-gjerman, dhe konsekuencat që sjellë, është se, inteligjenti i zgjidhë problemet, i mençuri i shmangë, kurse budallai i krijon. Prandaj duhet të ketë një arsye, përse Bota është e mbushur me probleme..

Ky plan dy pjesësh i tipit “zgjedh ose lëre” se merr nuk ka çka, krijon probleme të reja përgjatë dhjetë viteve që vijnë.

Qeveria e Kosovës nuk e ka mandatin për kuislingitet.

Kushdo që pretendon se përfaqëson Kosovën në bisedime, duhet të paraqitët në Kuvendin e Kosovës para shkuarje dhe pas kthimit.

Çdo tentim për veprim ndryshe është tradhti shtetërore dhe veprim jo kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gati 50 vitesh, duket se është zbuluar shkaktar i…