Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim për taksën ndaj Serbisë

09 janar 2019 | 20:13

Komisioneri për Zgjerim dhe Politika të Jashtme Fqinjësore, Johannes Hahn, sot ka thënë se është duke pritur përgjigje nga Kosova lidhur me taksën për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Hahn ka thënë se e ka përsëritur ofertën Qeverisë së Kosovës për të negociuar barrierat tregtare në një format të veçantë.

Sipas tij, duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejt.

Mirëpo, në Qeverinë e Kosovës po thonë se vendimi për taksën vazhdon të mbetet i njëjtë.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka thënë për “lajmi.net”, se ende nuk ka ndonjë ndryshim.

“Nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite do të reduktojë në janar eksportet e saj…