Qeveria e Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

06 shkurt 2023 | 09:15

Qeveria e Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

Në komunikatë thuhet se mbetet me shpresë që ky numër të mos rritet më shumë, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet ndër të tjera. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë…