Qeveria e Maqedonisë jep 100 mijë euro për Shqipërinë

26 nëntor 2019 | 15:50

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë maqedonase.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP),  zyrtarisht ka shpallur shitjen e…