Qeveria miraton Projektligjin për buxhetin e vitit 2024

31 tetor 2023 | 15:48

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë për gjatë mandatit të tij, teksa ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Kemi rritur ekonominë, janë shtuar vendet e punës. Kjo është si rezultat i masave të suksesshme për rritjen e ekonomisë. Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha ai.

Kurti deklaroi se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.

“Ky buxhet është i të gjithëve. Si Qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, është shprehur kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 deri më 5 nëntor në Shkup të Maqedonisë…