Qeveria e Moldavisë nuk i mbijeton votëbesimit

12 nëntor 2019 | 16:43

Në Moldavi, qeveria pro-perëndimore e kryeministrit Maia Sandu, nuk i ka mbijetuar një votëbesimi në parlament.

Bashkimi Evropian (BE) e ka quajtur këtë zhvillim si “shqetësues”

Nga 101 ligjvënës, 63 votuan kundër qeverisë.

Për të rrëzuar qeverinë, deputetët nga Partia Demokratike e Moldavisë (PDM), e themeluar nga oligarku i arratisur, Vlad Plahotniuc, iu bashkuan kolegëve nga Partia Socialiste e Moldavisë (PSRM), që njihet për lidhje me Rusinë.

Partia Socialiste e udhëhequr nga lideri pro-rus, Igor Dodon, paraqiti mocionin e votëbesimit të qeverisë më 8 nëntor, pasi kabineti qeveritar ndryshoi procedurën për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në bazë të procedurës së re, kryeministrit i mundësohej emërimi i kandidatëve për këtë pozitë.

Pas rrëzimit të qeverisë, Dodon thirri të gjitha fraksionet parlamentare për konsultime më 13 nëntor.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka shprehur shqetësimin sa i përket vazhdimit të reformave shumë të nevojshme në Moldavi.

“Votimi dërgon sinjale shqetësuese për procesin e reformës në vend”, ka thënë Kocijançiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 11 nëntor ka filluar trajnimi për policë të rinj…