Qeveria e re do ta kthejë Kosovën në binarët e duhur

10 qershor 2020 | 07:27

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka pritje normale nga qeveria Hoti.

Ai ka thënë se qeveria e re do ta kthejë Kosovën në binarët e duhur si në planin e brendshëm, po ashtu edhe në atë të jashtëm.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka përmendur sfidat të cilat e presin këtë qeveri, pjesë e së cilës është edhe AAK-ja.

Qeveria e re besoj shumë se Kosovën do ta kthejë në binarët e duhur edhe brendapërbrenda, por edhe në raport me miqtë e shumtë siç janë ShBA-ja dhe vendet e BE-së. Qeveria ku jemi partnerë ne si AAK do të angazhohet dhe do ta ketë edhe mbështetjen tonë si deputet, që ta fillojë rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës, siç është sektori privat, ekonomia familjare me theks të veçantë”, ka thënë Lekaj.

Ai ka deklaruar se me partnerët ndërkombëtarë duhet angazhim i  gjithë spektrit politik që të përmbyllet historia e dialogut me Serbinë. Sipas Lekajt, epilogu i këtij procesi do të jetë njohja reciproke mes dy shteteve në kufijtë e shpallur më 17 shkurt 2008. “Krejt çka është e duhur, uniteti i spektrit institucional e politik të Kosovës në raport me këtë proces. Dialogu Kosovë Serbi duhet të mbyllet me njohje reciproke. Vulën këtij procesi duhet t’ia vë Kuvendi i Kosovës si organi përfaqësues i sovranit popullit të Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka deklaruar se Kosova nuk duhet të frikësohet nga ky proces. Ai ka folur edhe për opozitën e cila e ka kundërshtuar formimin e qeverisë së re. “Partitë opozitare e kanë detyrë të kritikojnë,prandaj janë opozitë dhe, si të tilla, do ta kenë hapësirën e nevojshme për angazhimin konstruktiv që të suportohen prej anës së tyre temat e interesit nacional. Ne i thërrasim të gjithë që kundërshtimet politike t’i lëmë për zgjedhje e kur është në pyetje vendi ynë përballë temave nga jashtë, të bëhemi zë unik”, ka thënë ai.

“Epoka e re”: Z. Lekaj, qeveria e re deri më tani ka mbajtur disa mbledhje në të cilat janë marrë edhe shumë vendime. Pritjet e juaja nga kjo qeveri?

Lekaj: Qeveria e re besoj shumë se Kosovën do ta kthejë në binarët e duhur edhe brendapërbrenda, por edhe në raport me miqtë e shumtë, siç janë ShBA-jadhe vendet e BE-së. Qeveria ku jemi partnerë ne si AAK do të angazhohet dhe për këtë do ta ketë edhe mbështetjen tonë si deputetë, që të fillojë rimëkëmbjene ekonomisë së Kosovës, siç është sektori privat, ekonomia familjare me theks të veçantë. Në kontinuitet me partnerët ndërkombëtarë duhet angazhim i të gjithëve që të përmbyllet historia e dialogut me Serbinë, me epilogun e ditur, njohjen reciproke në kufijtë e shpallur më 17 shkurt 2008.

“Epoka e re”: Opozita po e kundërshton këtë qeveri. LV-ja po e quan qeveri koti, ndërsa PDK-ja qeveri të dështimit. Cili është mendimi juaj ndaj këtyre vlerësimeve të opozitës?

Lekaj: Partitë opozitare e kanë detyrë të kritikojnë,prandaj janë opozitë dhe, si të tilla, do ta kenë hapësirën e nevojshme për angazhimin konstruktiv që të suportohen prej anës së tyre temat e interesit nacional. Ne i thërrasim të gjithë që kundërshtimet politike t’i lëmë për zgjedhje e kur është në pyetje vendi ynë përballë temave nga jashtë, të bëhemi zë unik.

“Epoka e re”: Qeveria ka hequr reciprocitetin ndaj Serbisë, vendim i cili është kundërshtuar nga AAK-ja. Pse AAK-ja votoi kundër këtij vendimi?

Lekaj: Ne mendojmë se reciprociteti ka ekzistuar edhe më herët se tani, ka qenë proklamim populist i ish-qeverisë, deklarimi i vendosjes së tij, disa ditë pa i lëshuar zyrat e qeverisë dhe çka është me rëndësi, Kosova mbrohet nga Kushtetuta dhe ligjet sovrane të saj në raport me të gjitha shtetet e rajonit. Taksa (brenda të cilës ka qenë edhe reciprociteti) ka hequr nga tavolina diskutimet për mundësinë e lëvizjes së kufijve dhe kjo është më e rëndësishmja tani për tani.

“Epoka e re”: Pas heqjes së reciprocitetit, pritet të rifillojë dialogu Kosovë  Serbi. Çfarë qasje duhet të ndjekë Kosova në këtë proces?

Lekaj: Krejt çka është e duhur, uniteti i spektrit institucional e politik të Kosovës në raport me këtë proces. Dialogu Kosovë Serbi duhet të mbyllet me njohje reciproke. Vulën këtij procesi duhet t’ia vë Kuvendi i Kosovës si organi përfaqësues i sovranitpopullit të Kosovës.

“Epoka e re”: Kjo qeveri po quhet edhe qeveri e dialogut. Sa besoni që brenda këtij mandati qeverisës do të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë̈?

Lekaj: Ne duhet të jemi të gatshëm si Kosovë, të jemi pjesë e dialogut, epilogu i të cilit do të duhej të ishte njohja reciproke. Garante për këtë etapë përfundimtare të dialogut duhet të jetë ShBA-ja. Presioni i ShBA-sëdhe BE-së duhet drejtuar kah Serbia, që e njëjta t’indalë agjendat e këqija në raport me Kosovën.

(Muhamet Koci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”,  ka filluar tashmë planifikimin…