Qeveria e re polake shkarkon organet drejtuese të medies publike

21 dhjetor 2023 | 12:40

Qeveria e re e koalicionit polak ka shkarkuar organet drejtuese të medies publike – televizionin, radion dhe agjencinë e lajmeve, duke emëruar udhëheqjen e re.

Transmetimi është ndërprerë dhe programet janë anuluar. Qeveria e re e drejtuar nga Donald Tus, e ka justifikuar vendimin si një mënyrë për t’i dhënë fund kontrollit politik të medies nga administrata e mëparshme nacionaliste konservatore, e udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi, raporton “Euronews”.

Dje  televizionet publike “TVP” si “TVP Info” kanë ndërprerë punën. Shumë punonjës janë ende në ndërtesa dhe nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele turke "OnlyFans" u arrestua nga policia pasi pamjet…