Qeveria emëron bordin e ri të Postës së Kosovës (Emrat)

26 janar 2022 | 11:20

Qeveria e Kosovës e ka emëruar bordin e ri të Postës së Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, ka thënë në mbledhjen e qeverisë se përzgjedhja është bërë pas hapjes së një konkursi nga zyra e tij.

Në përbërjen e bordit të ri të Postës do të jenë Fadil Bejta, kryesues, Safie Beseni, anëtare,  Hyrmete Mydyti, anëtare, Sebahate Krasniqi, anëtare, Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar.

Kryeministri ka thënë se Thesari paraprakisht ka verifikuar disa kritere, ndër tjerash, nëse ndonjëri prej kandidatëve për drejtor ka qenë më herët pjesë e ndonjë partie politike.

“Besojmë që kjo përbërje është e plotë si për nga fusha profesionale, por edhe për nga përfaqësimi gjinor”, ka thënë Kurti.

Mandati i të emëruarve do të jetë tri vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave…