Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për bashkatdhetarët

26 janar 2022 | 11:16

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për subvencionimin e policës kufitare për bashkatdhetarët edhe për vitin 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022 deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, ka thënë Murati në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ka…