Qeveria gjermane jep detaje për takimin që do të mbahet në Berlin

04 qershor 2019 | 22:43

Qeveria gjermane jep detaje për takimin që do të mbahet në BerliQeveria gjermane ka dhënë detaje lidhur me takimin që do të mbahet më gjashtë qershor në Berlin, mes kancelares Angela Merkel, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në njoftimin nga zyra e Merkel thuhet do të flasin raportet mes Gjermanisë e Kosovës, por edhe për raportet e Kosovës me Serbinë.

“Me datën gjashtë rreth kohës së drekës, Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, në hapësirat e Kancelarisë. Përmbajtja e takimit të punës janë marrëdhëniet bilaterale mes Republikës se Kosovës dhe Gjermanisë, çështjet e Politikes se Jashtme me theks të veçantë procesi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, njofton qeveria gjermane përcjellë “Klan Kosova”.

E para e ekzekutivit gjerman është angazhuar së fundi personalisht bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron për të çuar Kosovën e Serbinë drejt një marrëveshje përfundimtare.

Macron i ka ftuar liderët kosovarë dhe ata serbë që me 1 korrik të këtij viti të takohen serish në Paris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se dy ditët e…