Qeveria gjermane ndan grante në vlerë prej 13.5 milionë euro për Kosovën

08 prill 2020 | 13:36

Qeveria gjermane ka ndarë dy grante, njërin në shumë prej shtatë milionë eurove për arsim dhe tjetrin në shumë prej 6.5 milionë eurove për bujqësi.

Marrëveshjet për këto dy grante janë nënshkruar të mërkurën nga ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë, Rene Escheman.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ka qenë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Po nënshkruhen dy marrëveshje financiare që janë dy grante nga Qeveria gjermane përmes KfW-së, që i adreson dy prioritete e që janë përmirësimi i kualitetit në arsim dhe përmirësimi apo rritja e prodhimit bujqësor në Kosovë”.

“Për vite me radhe, një nga sfidat më të mëdha të tregut të punës ka qenë mungesa e lidhjes midis tregut dhe sistemit të edukimit. Përmes grantit prej shtatë milionë eurove nga Qeveria gjermane do të mundohet adresimi i këtyre sfidave”,  ka thënë Bislimi pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve grant, “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, mbrëmë…