Qeveria Gjermane: Obstruksioni s’na nxjerrë nga kriza, të zhgënjyer që dialogu Kosovë-Serbi s’pati sukses

15 shtator 2023 | 13:58

Zëdhënësi  i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Steffen Hebstreit, ka thënë se është shumë zhgënjyese që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, përsëri ka qenë i pasuksesshëm.

Hebstreit ka thënë se pengesat nuk do të krijojnë rrugë për dalje nga kriza dhe ka përsëritur se dialogu i për noramlizim që drejtohet nga BE-ja është e vetmja rrugë për të shkuar tek zgjidhja.

Zëdhënësi i Qeverisë së kancelarit Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me partnerët e saj për këtë gjë.

“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu i normalizimit i udhëhequr nga BE-ja është mënyra e vetme për një zgjidhje. Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë”, ka thënë Hebstreit.

Të zhgënjyer që nuk pati sukses dje në Bruksel janë shprehur edhe nga Departamenti Amerikan i Shteitt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë është shënuar disa ditë më parë…