Qeveria ia transferon 820 mijë euro MSh-së për Covid-19

23 prill 2020 | 18:55

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820,000 euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike dhe do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë Covid 19.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ua ka tërhequr vërejtjen katër lojtarëve Granit Xhakës, David…