Qeveria jep mendimin për tri nisma legjislative të Kuvendit

07 dhjetor 2020 | 11:53

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka dhënë mendimin për tri nisma legjislative të Kuvendit të Kosovës, raporton “Epoka e re”.

1. Nisma legjislative për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Mendimi i Qeverisë thekson se kjo nismë nuk arrin të adresojë të gjitha mangësitë e legjislacionit për këtë fushë dhe nuk është në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe me legjislacionin e BE-së dhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje. Gjithashtu nuk është bërë identifikimi i burimeve të financimit të kostos buxhetore për këtë ligj. Qeveria rekomandon plotësimin e nismës ligjore me rekomandimet e dhëna nga Qeveria dhe shpreh gatishmërinë që të japë kontributin e saj për këtë.

2. Nisma legjislative për Projektligjin për fshatin Kabash, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë mendimin se kjo nismë duhet analizuar dhe harmonizuar me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, sepse forma në të cilën është hartuar nisma nuk i shërben qëllimit të projektligjit. Mendimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal thekson se mbrojtja, ruajtja dhe promovimi i resurseve natyrore dhe trashëgimisë kulturore janë obligim edhe i pushtetit lokal dhe kjo nismë është në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në këtë fshat. Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka vlerësuar se ky Projektligj krijon kosto shtesë në vlerë prej 18 mijë euro në vitet 2021-2023 dhe kjo shumë nuk është planifikuar në projeksionet buxhetore për këto vite.

3. Qeveria ka dhënë mendimin edhe për Nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Befasi në garën e parafundit të Formula 1. Në Bahrein…