Qeveria ka kohë deri në orën 16:00 për projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

21 prill 2022 | 10:25

Qeveria e Kosovës ka kohë që sot deri në ora 16:00 të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në rast se kjo nuk ndodh projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

Kështu ka bërë me dije për Klankosova.tv deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Sipas procedurës parlamentare për miratimin e ligjeve Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për projektligjin, do të thotë deri sot në orë 16:00”, ka thënë ai.

“Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë. Respektivisht nga nesër projektligji vjen në Kuvend dhe iu shpërndahet deputetëve”, ka treguar Haxhiu.

Në rast se ky projektligj, i propozuar nga PDK-ja, kalon qytetarëve do t’iu mundësohet tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbnora Isufi, shpall të pavlefshme dëftesat e klasës –X-, -XI-,…