Qeveria miraton konceptdokumentin për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës

01 qershor 2022 | 21:00

Në mbledhjen e 81 të saj, Qeveria ka miratuar konceptdokumentin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ky dokument përshkruan gjendjen aktuale në sektorin e ndërmarrjeve publike (NP) dhe aseteve nën administrimin ëe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Dokumenti merr parasysh, përshkruan dhe analizon modele të ndryshme ndërkombëtare të fondeve investive shtetërore dhe fonde të pasurisë sovrane; shqyrton kornizën aktuale ligjore dhe jep rekomandimet për hartimin e legjislacionit të ri dhe ndryshimin e legjislacionit përkatës me qëllim të përgatitjes së bazës ligjore për themelimin e FSRK. Fondi Sovran do t’i japë një jetë të re aseteve që qëndrojnë të nënshfrytëzuara në fondin e AKP-së, përmes riorganizimit, rehabilitimit dhe rivitalizimit të tyre, në forma të reja të funksionalizimit komercial dhe financiar. Fondi Sovran do t’i japë një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës, duke krijuar kanale të reja për investime të jashtme dhe qasje në tregjet globale financiare, duke ndikuar gjithashtu në ruajtjen e stabilitetit fiskal të shtetit tonë”, ka njoftuar Qeveria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor i bashkohen prioriteteve tona…