Qeveria miraton masat e reja anti-Covid

05 prill 2021 | 15:54

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid, duke anuluar masat e marra nga ish-qeveria Hoti.

Këto masa janë përkrahur nga të gjithë ministrat e qeverisë Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka qenë ai i cili ka prezantuar masat e reja anti-Covid.

Ai ka bërë me dije se nga 6 prilli deri më 18 prill gastronomia do të mbyllet.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim ‘merr me vete’, ‘dërgesë me porosi’ dhe ‘drive-through’”, ka thënë Vitia.

Po ashtu, Vitia ka thënë se në mesin e masave të reja bën pjesë edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç të natyrës urgjente.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Ndërsa bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç: gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit, gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të katërtin vit radhazi, Hopper HQ publikoi listën e…