Qeveria miraton Projektligjin për Art dhe Kulturë

30 qershor 2023 | 09:09

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është miratuar Projektligji për Art dhe Kulturë.

Projektligji i ri, ndër të tjera, do të ofrojë kushte më të favorshme për krijimtari artistike, më pak burokraci, më shumë program artistik e kreativitet, forma të reja të mbështetjes së institucioneve publike të artit dhe skenës kulturore, bazë ligjore për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Këshillit Kombëtar të Arteve, njohje ligjore të skenës së pavarur dhe statusit të artistit të pavarur e artistëve meritorë.

“Me këtë projektligj do të vendosim standard të ri, një politikë kulturore me vizion të qartë zhvillimor”, ka njoftuar ministri Hajrulla Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian shpall planet në lidhje me futjen e euros…