Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

30 mars 2026 | 11:48

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka miratuar Projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli tha se ky është një nga zotimet kryesore të Qeverisë për të garantuar banim të dinjitetshëm për qytetarët.

“Projektligji parasheh krijimin e programeve të banimit, përmes përcaktimit të rregullave dhe procedurave për zbatimin dhe shpërndarjen e banesave, si dhe përcaktimin e kritereve të përfitimit për familjet dhe individët në nevojë. Me realizimin e këtij projekti po e përmbushim edhe një zotim tonin në mbështetje për çiftet e reja dhe familjet në nevojë në vendin tonë”, ka shkruar Pacolli në “Facebook” pas mbledhjes së Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes…