Qeveria miraton një nismë për Lojërat Mesdhetare
Qeveria e Kosovës ka mbajtur të enjten një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje dhe nisma.
Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar:
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/l-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Miratuar në parim Nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.



