Qeveria miraton një nismë për Lojërat Mesdhetare

23 prill 2026 | 11:35

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të enjten një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje dhe nisma.

Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar:

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/l-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Miratuar në parim Nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka publikuar një fotografi me…