Qeveria miraton Projektligjin për ushtrinë

13 shtator 2018 | 11:42

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se me këtë projektligj, kjo forcë pritet të marrë detyra të reja dhe kjo ministri do të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes.

Berisha ka thënë se kur të krijohen kushtet do të shkohet edhe me ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetura koncept “Genesis Essentia” është krijimi më i fundit në…