Qeveria miraton vendimin për largimin e stikerave për veturat me targa të Serbisë

04 janar 2024 | 22:40

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të enjten mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nuk…