Qeveria mori vendim për rritjen e pensioneve

19 shkurt 2019 | 14:43

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve.

Sipas këtij vendimi, pensionet bazike do të rriten për 20 për qind, ato kontributdhënëse për 15 për qind dhe pensionet e “Trepçës” për 20 për qind.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se mjetet do të jepen retroaktiv prej periudhës 1 janar 2019.

Në këtë rritje sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe ato familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka vizituar…