Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri

02 prill 2024 | 16:03

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e katër milionë eurove për ndërtimin e shtëpive për qytetarët që jetojnë në katër komunat veriore të vendit.

Para kabinetit qeveritar këtë kërkesë e ka prezantuar vet kryeministri Albin Kurti.

“MPAL-ja ka bërë kërkesë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve shtesë në vlere prej 4 milionë euro, të cilat do të përdoren për subvencionim qind për qind të ndërtimit të shtëpive për qytetarët tanë në katër komunat veriore”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministri e Financave, Punës dh Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se kur do të merren këto para.

“Ka të bëjë më një kërkesë nga MAPL-së për ndarjen e mjeteve 4 milionë euro shtesë, kaq sa është vlerësuar nevoja për të përmbushur kërkesat që kanë qenë gjatë fazave të mëhershme të aplikimit për ndërtim apo rindërtim të shtëpive në katër komunat veriore të vendit. Kësisoj ne si ministri e kemi trajtuar këtë kërkesë dhe propozojmë para jush që këto mjete, pra katër milionë të ndahen dhe te merret nga kontigjencat në ministrin e Financave dhe të ndahet te MPAL”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar…