Qeveria ndan mbi 1 milion euro për Suharekën

20 gusht 2018 | 17:14

Qeveria e Kosovës do të ndajë më shumë se 1 milion euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Suharekë javën e shkuar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar, vizitoi Suharekën dhe konfirmoi se qeveria që ai udhëheqë do të bëjë sanimin e plotë të të gjitha pasojave.

Ai nuk ka përmendur shumën, por ministri i Financave, Bedri Hamza njoftoi se do të ndahen 1.1 milion euro, teksa komuna ka ndarë 430 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, ka dhënë arsyet e…